Subscribe

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një komunikim me gazetarët ditën e sotme ka bërë me dije se asnjë nga efektivët në radhët e policisë nuk ka deklaruar se ka qenë përdorues i aplikacioneve Sky apo EnchroChat.

Muhamet Rrumbullaku: Ne kemi dhënë një njoftim zyrtar. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka deklaruar se asnjë nga punonjësit nuk ka deklaruar që ka përdorur Sky ose Enchrochat. Nuk kemi asnjë lloj dorëheqje, nëse  do të kishim dorëheqje dio ta kishim bërë me dije.

Ministria e Brendshme nisi vitin e kaluar plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit për policinë, ku përfshiheshin edhe pyetje në lidhje me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta SKY dhe Encrochat.

Balla paralajmëroi  se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia e Shtetit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *