E hënë, 21 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Muhamed Ali”, premierë në skenën e TEKS

Im atë e adhuronte Muhamed Ali, ndaj kështu më quajti edhe mua, birin e tij.

 

Kështu e nis rrëfimin Ermal Sadiku, aktori që do të ngjisë në skenë veprën me të njëjtin titull. Nuk mban veshur vetëm kostumin e një të riu shqiptar që kërkon të bëhet hero, për të justifikuar emrin, por edhe vrerin e një shoqërie të mbyllur ku vështirë të lëvizësh me aeroplan, njëlloj si Kosova pa viza, por në përpjekje për të ecur përpara qoftë edhe me biçiklete.

 

Reklamë

Ai do të luaj në skenën eksperimentale i vetëm, për gati një orë, me biçikletën e tij, diçka që ka kushtuar në këtë skenografi minimaliste, por që të kujton filmat e viteve

 

Në këtë shfaqje edhe muzika është krijuar për këtë vepër, edhe kostumi i aktorit është unikal. Ai ka shëtitur vetëm me djalin që mban emrin Muhamed Ali.

 

“Muhamed Ali” ngjitet si premierë në skenën eksperimentale të Tiranës, pas rrugëtimit artistik në Kosovë. E pas dy shfaqjeve më 3 dhe 4 mars në Tiranë, vepra do të prezantohet në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

 

 

Më shumë video

Reklamë