E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Sport

Muçi pas golit në Europa League: Jam shumë i lumtur

Ernest Muçi është kthyer në një lider te skuadra e Beshiktash, ku në tre ndeshjet e fundit ka shënuar tre herë.

Pas sfidës së sotme me Malmon, ndeshje e vlefshme për Europa League, Muçi i cili shënoi dhe golin e parë të ndeshjes u shpreh mjaft i lumtur para mediave.

Ai tha se e rëndësishme është që skuadra po fiton dhe se do të japë gjithmonë maksimumin.

“Jam shumë i lumtur, kishim humbur dy ndeshjet tona të fundit. Tani bëmë një kthim të mirë te fitoret. Falënderoj tifozët, ne bëmë një reagim të mirë. Do të vazhdojmë në këtë rrugë. Golat që po shënoj? Ne punojmë për gjithçka. Unë jam i lumtur të ndihmoj ekipin tim, dua të vazhdoj kështu”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë