Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion zyrtar për bilancin e situatës nga COVID në vend gjatë dy ditëve të para të vitit 2021. Në 48 orët e fundit, janë shënuar 9 viktima dhe 675 raste të reja me koronavirus.

 

Nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 3 qytetarë nga Fier, 2 qytetarë nga Mati dhe 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 63-83 vjeç.

 

Më konkretisht, në 1 janar, u regjistruan 407 të infektuar dhe 5 viktima, ndërsa më 2 janar ka pasur një rënie, 268 raste dhe 4 viktima.

 

Në total, gjatë këtyre dy ditëve kanë fituar betejën me virusin 719 qytetarë.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13602

Fier  1670

Shkodër   1305

Durrës  1162

Vlorë   969

Korçë    961

Lezhë  892

Elbasan 884

Berat  766

Gjirokastër 484

Kukës 409

Dibër  346

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *