Subscribe

Në ujërat e Liqenit të Prespës është rikthyer një specie e rrallë peshku, i njohur si Mrena. Pas vitesh mungesë rikthimi i këtij lloji e çon numrin e specieve të peshkut që rritet dhe shumohet në ujërat e Prespës.

 

MIHALLAQ QIRJO

DREJTOR I AGJENCISE TE ZONAVE TE MBROJTURA

“Mrena është me shumë vlera për konsum kulinar. Por ka qenë një specie që vitet e fundit u largua. Nuk ishte present në pjesën shqiptare të Liqenit të Prespës. Është kënaqësi t’ju them që kohët e fundit ky peshk është kthyer. Pozitiv është fakti i rikthimit të Mrenës sepse ka munguar për një arsye të thjeshtë, ajo synon gjithmonë vendet me ujë të freskët për riprodhimin e saj.”

 

Evidentimi u be gjate monitorimit të kryer në liqen, ndërsa kohët e fundit kishte rënë edhe në rrjetat e peshkatarëve. Liqeni i Prespës së madhe ka një pasuri të jashtëzakonshme ujore dhe disa nga specie janë te rralla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *