Tashmë të gjithë i dimë dobitë e mjaltit për shëndetin tonë, por jo vetem kaq. Mjalti është përdorur gjithashtu edhe si truk për bukurinë tonë. Prej shumë vitesh është kthyer në një produkt të domosdoshëm që përdoret për kujdesin e lëkurës.

 

Shumë marka bukurie kanë filluar të prodhojnë receta me përmbajtje mjalti. Por cilat janë konkretisht benefitet e mjaltit në lëkurën tonë.

 

Jep shkëlqim në lëkurë pasi mjalti është i pasur me vitaminë B.

 

Hidraton lëkurën dhe e zbut atë.

 

Gjithashtu ndihmon në eliminimin e akneve.

 

Peroksidi i hidrogjenit që përmban mjalti ndihmon në luftimin kundër njollave të lëkurës. Rinovon qelizat e lëkurës dhe i jep asaj një pamje më të gjallë dhe të ekuilibruar.

 

Falë antioksidantëve që përmban, ai është efektiv gjithashtu edhe në trajtimin e plagëve. Dukë trajtuar inflamacionet, ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve në lëkurë dhe riparimin e lëkurës së dëmtuar.

 

Meqenëse jemi në stinën e verës mos ngurroni ta përdorni mjaltin edhe për trajtimin e djegieve. Redukton inflamacionin që mund të ndodhë si rezultat i djegieve, mbështet shërimin dhe ushqen indet e djegura për rigjallërim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *