Soda është produkti kryesor që ka një vend të rëndësishëm në kuzhinë. Ajo është e përdorshme kudo, përveç si pjesë e ushqimeve soda gjithashtu ka dhe aftësi pastrami. Është një ndër produktet që shërben për eleminimin e shumë njollave dhe pastrimin e pajisje në kuzhinë.

 

Më poshtë do të lexoni disa nga përdorimet e sodës.

 

Qëroni vezët më lehtë

Sipas shkëncëtarit për ushqimin Harold McGee, arsyeja e vështirësisë së qërimit të vezëve qëndron tek ph i lëvozhgës. Shtimi i pak sode në ujin ku zieni vezët, do ta lehtësojë këtë proces. Mbani mend që soda gjithashtu e shton pak aromën e sulfurit tek vezët.

 

Pastroni grillën

Pasi e keni përdorur grillën gjatë gjithë sezonit të verës kujtohuni për sodën. Kjo e fundit heq “si me magji” të gjithë mbetjet e karbonizuara në grillën tuaj.Pastrojeni me ujë me sodë dhe me një furçë.

 

Largon aromën nga duart

Aroma si ajo e hudhrës, në ushqime është mjaft e pëlqyeshme, por tek duart tuaja, absolutisht jo. Hidhni një lugë gjelle tek duart tuaja dhe më pas shpëlajini.

 

Qepët e karamelizuara

Janë një përbërës mjaft i rëndësishëm dhe i shijshëm, por kërkon kohë për tu përgatitur. Përshpejtojeni këtë proçes duke shtuar ¼ lugë çaji për gjysmë kg qepë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *