Subscribe

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar se shpërndarja në mënyrë të drejtë e vaksinave është një çështje besueshmërie edhe për vetë BE ndërsa shprehet optimist se javët e ardhshme do të sjellin zhvillime pozitive në këtë drejtim.

 

“Prioriteti i viti të ardhshmë do të jetë marrja nën kotroll e pandemisë së covid 19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Jam i bindur se do tia dalim që të arrijmënjë shpërndarje të shpejtë dhe uniforme të vaksiëns. BE duke patur besimin tek shkenca dhe profesionistët e saj do t’ia në përmbushjen e qëllimit. Institucionet e unionit po punojnë seriozisht në këtë drejtim dhe në javët e ardhshme shpresojmë që të kemi progres”, tha Michel.

 

Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën e 5-të të vaksinës, ku më e fundit ishte ajo me CureVac. Deri më tani janë siguruar gati 2 miliardë doza të vaksinave të mundshme të koronavirusit dhe europianët do të kenë qasje në to pasi të miratohen si të sigurta dhe efektive, ka deklaruar shefja e komisionit.

 

Ndërkohë, BREXIT mbetet një cështje e pambyllur ende, afati përfundon më 31 dhjetor por marrdhënia me unionin mbetet e paqartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *