Këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj është shprehur se Kosova do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë për lëvizjen e lirë.

 

Sipas tij, Serbia po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët e Kosovës.

 

Ndër të tjera ai sqaron se qytetarët e dy vendeve respektive mund të udhëtojnë vetëm me leternjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia në një shtet të tretë u nevojitet edhe pasaporta.

 

“Kosova mbetet e përkushtuar të zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialog në Bruksel.

Kosova mund të shërbejë si një shembull për Serbinë* në këtë drejtim.

Ne kemi zbatuar me sukses marrëveshjen për lëvizjen e lirë që ka normalizuar lëvizjen e popujve midis dy vendeve. Kosova respekton plotësisht marrëveshjen dhe mbetet e angazhuar për detyrimet ndërkombëtare që ka marrë.

Lëvizja e lirë është një element kyç i integrimit evropian dhe bashkëpunimit më të fortë rajonal.

Por Serbia* po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët tanë dhe po vazhdon me propagandën e saj për gjoja masa “ekstreme”. Qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia* në një shtet të tretë, u nevojitet pasaporta. Bashkimi Evropian si lehtësues dhe garantues i marrëveshjeve të arritura në Bruksel duhet të ndalojë Beogradin nga sjellja dhe veprimet aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *