Subscribe

Në më pak se 20 ditë i gjithë “Narteksi” në bazilikën e Linit do të jetë i vizitueshëm, pas “Postoforit” mjedisi ku ruheshin tekstet ungjillore dhe objektet liturgjike.

Pjesë e objektit të kultit të shekullit V-VI e cila pjesërisht u zbulua për herë të në vitin 2018, sot, pas dy vitesh specialistët arkeologë të monumenteve të kulturës po punojnë për ta bërë të shqueshme në të gjithë hapësirën e saj.

Nën udhëheqjen e arkeologut Agron Islami, ekipi i specialistëve të trashëgimisë kulturore pas konsolidimit po kryejnë restaurimin e elementëve të munguar të “Narteksit”.

Mozaikët e kësaj bazilike shumëngjyrësh përveç me motiveve floreale, gjeometrike apo skenave eukaristike që i gjejmë edhe në objekte të tjera të ngjashme, ndeshim dhe elementë të rrallë.

Prej vitesh diskutohet që bazilika e Linit të ekspozohet e gjitha. Një vit më parë ajo u bë pjesë e, trashëgimisë botërore. UNESCO mori në mbrojtje liqenin e Ohrit, pjesën e mbetur shqiptare dhe gadishullin e Linit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *