E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mourinho vë kushte për rikthimin tek Reali: Dua Icardin dhe Skriniar

Jose Mourinho është gati të bëjë një rikthim të bujshëm tek Real Madrid.

 

Trajneri portugez I saposhkarkuar nga Manchester United besohet se ka biseduar me presidetin Perez në lidhje me një rikthim të mundshëm tek “Los Blancos” edhe gjatë këtij sezoni. Reali realisht është në vështirësi të mëdha, Barcelona dominon kampionatin ndërsa  lojtarët janë të ndar ënë lidhje me mbështetjen që I japin trajnerit aktual Solari.

 

Reklamë

Për këtë arsye Perez kërkon të nxitojë rikthimin e Mourinho I cili mesa duket për këtë arsye ka refuzuar marrjen e drejtimit të Benficës pak ditë më parë.

 

 

Madje mediat spanjolle thonë se mes palëve ka pasur bisedime të gjata, aq sa trajneri I ka vënë edhe kushte bosit madrilen.

 

Mourinho është shprehur I gatshëm për të marrë drejtimin e Reali që tani por me kusht që të marrë garanci se në merkaton e verës së ardhshme ai do të sjelle në Madrid, dy yje të Interit, Icardi dhe Skriniar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë