Jose Murinho pranoi superioriten e Realit në raport me skuadrën e tij Manchester United, pak para zhvillimit të Superkupës së Europës në Shkup. Ish-trajneri i skuadrës merenges, tha se skuadra e tij do të provoje gjithsesi të mundë kampionet e Evropës edhe pse diferencat sipas, teknikut portugez janë lehtësisht të dallueshme.

 

“Lojtarët e mi duhet t’i gëzohen idesë që po luajnë një ndeshje të tillë; nuk ndodh shpesh që të luash për të fituar Superkupën e Europës, temperaturat e larta do të jenë pak problem, por këtë fakt ne e dinim, nuk është diçka e re”, – u shpreh Murinjo gjatë konferencën për shtyp në Shkup, ku më pas i ngacmuar nga gazetarët, nuk ka nguruar të ngacmoje në mënyre të tërthorte rivalin e tij Zidan. në lidhje me të ardhmen e Gareth Bejl.

 

“Nëse luan ndaj nesh, do të thotë se dëshiron të qëndroje ne Madrid, dhe Reali kërkon ta mbajë. Por nëse nuk luan, ndoshta dëshiron të largohet, dhe në këtë rast unë do ta prisja me kënaqësi dhe do të luftoja me trajnerët e tjerë që duan ta marrin”, – u shpreh Jose Murinjo, i cili gjithashtu pohoi se Ibrahimoviç ndoshta do te vazhdoje te qëndroje tek “djajtë e kuq” edhe pse është i dëmtuar dhe kontrata i ka përfunduar.

 

Kundër Realit, Manchester United mund të luajë me skemën 3-5-2, me dilemën e vetme Matic apo Fellaini në qendër të mesfushës, ndërsa në sulm pritet dyshja Lukaku e Rashford. Mungojnë të pezulluar Johns e Beili.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *