Subscribe

“Moulin Rouge”, e cila ishte streha më e ngrohte ku takoheshin e ndërtonin shfaqje artistët, ketë here do të zhvendoset tek Amfiteatri për te sjelle magjinë e baletit klasik e modern, nën performacen e balerinëve të suksesshëm nga disa vende të botës. “Nuk do të zhgënjehet askush”. Ketë premtim e bën regjisori Arjan Sukniqi.

 

Me një skenografi të veçantë, me projeksione tre dimensionale shfaqja ndërtohet mbi vepra nga repertori i suksesshëm i baletit klasik dhe modern botëror.

 

Surpriza do të jete një kërcim nën muzikën folklorike  të Shqipërisë së veriut. Shfaqja “Takohemi ne Moulin Rouge” do ti prezantohet publikut tek amfiteatri i liqenit ne orën 20 e 30 te mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *