Motra e Kacifas ka shfrytëzuar ceremoninë për nder të ushtarëve grek të rënë në Luftën e Dytë Botërore, për të bërë jo pak zhurmë ne Bularat në sy të autoriteteve dhe mediave greke. Ajo së bashku me prinderit dhe familjarët e tjerë ka lëvizur nëpër fshat duke mbajtur ne duar banderola me fytyren e vellait të saj.

 

Por jo vetëm kaq. Motra e ekstremistit minoritar të vrare vjet ne një përplasje me arme me policine shqiptare, nuk i ka kursyer thirrjet antishqiptare. Ajo ka përseritur shpesh se Bularati është toke greke dhe se gjuha e asaj toke ishte greqishtja.

 

” E gjithe bota duhet t’a kuptoje qe ketu jetojne greke. Gjuha jone eshte greke. Eshte toke greke. Epiri i Veriut eshte Greqi. Ketu jetojne greke. Ne nuk flasim gjuhe tjeter vec greqishtes. I bej thirrje lidereve ne Shqiperi te degjojne qe ne jemi greke”.

 

Me heret gjate kohes qe ne fshat zhvilloheshin ceremonite me nder te ushtareve grek, ne hyrje te Bulararit agjentet shqiptare sekuestruan dhe nuk lejuan qe prinderit e Kacifas te fusnin tek varrezat banderola me fytyren e djalit te tyre qe ishte anetar i Agimit te Arte. Edhe te shtunen gjate 1 vjetorit te vdekjes se Kacifas, nena e tij bente thirrje per shfarosjen e shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *