Subscribe

Më shumë se 400 motoristë nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Suedia janë bërë pjesë e festivalit të motorëve në qytetin e Korçës, event ky që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të korçarëve, por akoma më tej edhe turistëve vendas e të huaj me spektaklin e dhuruar prej tyre.

 

Vedat Ibishi është nga Mitrovica, por prej vitesh jeton në Suedi. Pasionin për motorin e ka të hershëm ashtu siç ka pasur të hershme dhe dëshirën për të vizituar Korçën. Ndaj dhe për këtë për tu bërë pjesë e këtij eventi ka udhëtuar me motor nga Suedia drejt qytetit më të madh në juglindje të vendit.

 

Dritan Hoxha është nga Pogradeci, është oficer policie. Kur jam në motor thotë Hoxha jam ndryshe. Ai pranon se shumë herë shkel dhe rregullat e qarkullimit.

 

 

Pjesë e këtij festivali është bërë edhe Eva Krasniqi, e cila tregon se prej shumë vitesh është e lidhur me motorin aq sa tani ka dhe një shkollë për vajzat, që duan të mësojnë motorë me shumë kubikë.

 

 

Të mrekulluar nga ky festival janë ndjerë Simeon Stojçeski e Marjan Veleski nga Maqedonia e Veriut si dhe Marios Delivos nga Greqia.

 

Simeon Stojceski

 

Maqedonia e Veriut

 

Është hera e dytë që vij në Korçë, dhe është një organizim shumë i mirë. Jemi shumë të kënaqur edhe nga bashkëpunimi me grupin e Korçës, prandaj ju bashkuam ftesës së tyre për të qenë këtu. Patjetër që do të kthehemi sërisht, e sigurt. Jemi këtu me vëllezërit tanë.”

 

Marjan Veleski

 

Maqedonia e Veriut

 

Vijmë nga Maqedonia dhe mendoj se kjo festë është perfekte. Qyteti është i bukur, çdo gjë është ok. Do të kthehemi sërish, 100% po.

 

Marios Delivos

 

Greqia :

 


Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Vijmë nga Selaniku. Është hera e parë për ne këtu, dhe vendi është shumë i bukur, dhe ky event duket i mirëorganizuar nga shokët tanë. Kemi ardhur rreth 10 veta nga grupi, dhe do të donim të ktheheshim sërish.

 

Motoristët e kanë mbajtur të ndezur deri në orët e para të mëngjesit atmosferën në sheshin kryesor të qytetit të Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *