E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Motorri përplaset me mjetin e AKU, plagoset një person

Një person është plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan.

Një motor është përplasur me një makinë të AKU.

Mësohet se drejtuesi i motorrit ka qënë duke dale nga një rrugë dytësore në rrugën nacionale kur është goditur nga mjeti i AKU, mjet i cili ka qënë duke  lëvizur në aksin kryesor.

Drejtuesi i motorrit, banues në këtë fshat, ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekeve jashtë rreziku për jetën.

Reklamë

Shoferi i mjetit të AKU së Korçës është shoqëruar në polici për tu pyetur për rrethanat e këtij aksidenti.

Kryqezimi i Sovjanit është një nga katër kryqëzimet më të rrezikshme të aksit Kapshticë-Qafë-Thanë. Kjo edhe për shkak të mungesës se sinjalistikës si dhe nënkalimeve në këtë kryqëzim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë