E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Motori përplas këmbësoren në Berat

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Beratit.

 

Vizion Plus mëson se një motor ka goditur një kalimtare. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur shtetasja M.Ç., 43 vjeçe, banuese në Berat, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Po ashtu nga përplasja është dëmtuar edhe drejtuesi i motorit shtetasi J.Sh., 35 vjeç, banues në Molisht, I cili ka marrë plagë në kokë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë