Subscribe

Po udhëtonte me motor nga Kosova në drejtim të Tiranës, por përplasja me trafiknarësen ka i shkaktuar vdekjen Muhamet Selmanit. Pas përplasjes, motori me te cilin udhëtonte 30-vjeçari është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Aksident i rëndë ndodhi në rrugën e Kombit, rreth 3 km larg tunelit të Kalimashit. Edhe pse është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Kukësit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

 

Ndërkohe në Vlorë një 76-vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi u godit nga një automjet tip ‘Renault’. E dëmtuara u dërgua në spitalin rajonal dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të mundur arrestimin e shoferit të makinës, i cili ishte larguar nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e pare te moshuarës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *