Kronikë
Motori del nga rruga, vdes drejtuesi

Një person humbi jetën në aksident rrugor këtë të mërkurë në Memaliaj.
68-vjeçari Adem Hada po udhëtonte me motor në momentin që humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Reklamë
Përplasja rezultoi fatale për të dhe ndërroi jetë në vend.
Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor mblodhi prova për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




