Kronikë
Motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, vdes 26-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen e një të riu u regjistrua mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Kallm i Vogël të Fierit.
26-vjeçari me iniciale A. B., 26 vjeç, teksa drejtonte motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit, raporton Vizion Plus.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.




