E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Motorçikleta del nga korsia në aksin Lushnje–Fier, përmbys Benz-in, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre, ku janë përfshirë një automjet tip Benz dhe një motorçikletë me rimorkio.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se motorçikleta nuk ka respektuar korsinë e saj, duke kaluar në korsinë e majtë dhe për pasojë është përplasur me automjetin. Si rezultat, Benz-i është përmbysur, ndërsa motorçikleta ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Reklamë

Nga përplasja janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë