Vendi
Moti sot, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Sot moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal pritet të shfaqen në orët e mesditës dhe pasdites, kryesisht në zonat qendrore dhe verilindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare herë pas here mund të arrijë deri në 7 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–2 ballë.
Temperaturat minimale do të zbresin në -1°C në Korçë, si dhe në 0°C në Bajram Curri, Kukës dhe Peshkopi. Ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 20°C në Berat dhe Fier.
/vizionplus.tv
Reklamë


Vazhdo të lexosh
Reklamë



