Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak java do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat në zonat malore e kodrinore do të marrin karakter të dendur.

 

Në këto zona gjatë mesditës e pasdites së ditës së hënë prashikohen reshje shiu e shtrëngata.

 

Lokalisht reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, breshërit me shkarkesa elektrike.

 

E kundërta do të ndodhë ditën e martë kur moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët.

 

Në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë.

 

Temperaturat do të pësojnë rritjet si më poshtë duke i bërë keto ditë të fundit të pranverës si ditë vere të verteta.

 

Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare duke sjellë një valëzim të forcës 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *