Ata që kishin planifikuar një fundjavë të qetë nën diell, të bëjnë edhe një plan B. Siç u duk nga orët e mëngjesti të ditës së sotme, temperaturat e datës 29 prill dhe ato të datës 30 prill, nuk do të jenë nga më të mirat. Në mesditë, temperaturat do të rriten pavarësisht vranësirave, por do të ulen ndjeshëm në mbrëmje kur priten të fillojnë edhe shirat. Gjatë natës, temepraturat do të shkojnë deri në 14 gradë.
Dita e diel do të jetë e ngjashme me atë të sotmen por vranësirat do të jenë më të pakta dhe temperaturat do të rriten me 2-3 gradë. Në mbrëmjen e nesërme priten sërish shira.
Fillimi i javës dhe i muajit të rri do të jetë i ngrohtë. Temperaturat maksimale do të shkojnë në 24 gradë dhe ato minilame 8 gradë. Moti i kthjellët do të vijojë gjatë gjithë javës e ditëve në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *