E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Vendi

Moti për të dielën, kthjellime dhe temperatura deri në 26°C

E diela pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, nën ndikimin e kushteve atmosferike të qeta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), dita do të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare mund të shfaqen gjatë mesditës dhe pasdites, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat luginore dhe bregdetare, veçanërisht në veri-perëndim të vendit, era mund të arrijë deri në 12 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët në të dy detet, Adriatik dhe Jon, me forcë 1–2 ballë.

Reklamë

Temperaturat do të variojnë nga 6°C minimalja në orët e para të mëngjesit, deri në 26°C maksimalja në mesditë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë