Sipas MeteoAlb, rritja graduale e vlerave barike do të diktojë në territorin shqiptar kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor duke sjellë reshje afatshkurtra. POR pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

 

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore  deri në 17°C mesdita në Jugperëndim.

 

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

 

Gadishulli i Ballkanit paraqitet me kthjellime të shpeshta dhe vranësira të pakta, po ashtu ekstremet Jugperëndim-Verilindje mbeten me kthjellime. Ndersa Perëndimi, Qendra dhe zonat Juglindore të kontinentit mbeten me reshje mesatare deri intensive ku reshje dëbore priten në Alpet Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *