E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Vendi

Moti për ditën e sotme, 9 korrik 2024

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, më pas vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore të saj, ku priten reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Ndërsa në jug e kryesisht në juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era bëhet relativisht intensive fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë