E mërkurë, 16 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti për ditën e sotme, 5 gusht 2024

Ilustrim · Vizion Plus

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës. 

Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat hera – herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8m/s, ndërsa gjatë ditës së hënë përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-3ballë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh