Ditën e shtunë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-7m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.

Ditën e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu të karakterit lokal në veri dhe në qendër.

Në verilindje-lindje reshjet e shiut do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurta, lokalisht reshje në formën e breshërit.


Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësit mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *