E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Vendi

Moti për ditën e sotme, 14 qershor 2024

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare. Vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta, lokale dhe afatshkurtra. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 12-18 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë