Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të karakterit lokal do të paraqiten orët e para të ditës, ku me karakter shtrëngatash do të jenë në zonat juglindore dhe ekstremin verior.

 

Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe qëndër, por në rajonin jugor mbeten prezent vranësirat e dendura dhe reshje lokale.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *