E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti për ditën e premte, 25 dhjetor 2020

Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parshikohet kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes.
Në mbrëmje reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar edhe në zonën qëndrore të vendit, pjesën tjetër përsëri do të vijojnë me reshje me intensitet të ulët.
Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitoj shpejtësi deri në 18m/sek.

Vazhdo të lexosh

Reklamë