E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti për ditën e premte, 22 shkurt 2019!

Ilustrim · Vizion Plus

Ardhja e një sistemi vranësirash do të kushtëzojë mot me vranësira të shpeshta dhe alternime kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit.

 

Më të dendura paraqiten në Veri dhe zonat Lindore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu e dëbore.

 

Pasditja dhe mbrëmja zhvendos vranësirat në zonat Jugore-Juglindore ku priten reshje shiu e dëbore gjatë natës.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke variuar nga -3 gjatë mëngjesit DERI 16°C mesdita.

 

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh