E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Moti për ditën e premte, 16 tetor 2020

Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në  qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. 

Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet.

Në Veri-Verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:
zonat malore 8°C deri në 16°C
zonat e ulëta 13°C deri në 22°C
zonat bregdetare 14°C deri në 22°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë