Dita e sotme nis me mot me diell, por gradualisht vranësirat vijnë në dendësim, fillimisht në zonat jugore, për t’u shtrirë në të gjithë territorin.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, këto vranësira në orët e mesditës shoqërohen me reshje të dobëta shiu, fillimisht në jug e më pas në qendër e veri të vendit.

Temperaturat pësojnë rënie në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës nga -1 deri në 20 gradë Celcius.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek në tokë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *