Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë.

 

Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor.

 

Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim.

 

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *