E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti për ditën e premte, 14 dhjetor 2018!

Ilustrim · Vizion Plus

Orët e para të ditës paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin, më të dendura në rajonin Jugor – Juglindor.

 

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira të dendura dhe reshje të dobëta shiu dhe dëbore në zonat malore.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit.

 

Ndërsa mesdita sjell rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C në 16 °C.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh