Kete te merkurepritet përkeqësimi kueshteve atmosferike mbi vendin tonë.

Masat ajrore me origjinë jugperëndimore dhe të lagështa do të bëjnë që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin. Gjatë pjesës së për të ditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu sporadike dhe intensitet të ulët në qendër dhe jug.

Më pas reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët shtrihen në të gjithë territorin. Gjatë orëve të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet edhe në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë deri mesatare dhe shpejtësi 1-10m/sek shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat pritet të pësojnë rënie në mëngjes dhe pa ndryshime të ndjeshme në ato të mesditës duke prekur vlerat nga 7° deri në 27°Celcius.

Rajoni i Ballkanit parashikohet do të ndikohet nesër nga kalimi i një sistemi frontal shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme. Ky Rajon në pjesën më të madhe të tij do të ketë mot kryesisht të vranët ndërsa përgjatë pjesës perëndimore dhe relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu.

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa veriore, ajo qendrore, një pjesë e jugut dhe Ishujt Britanikë do të ndikohen nga një qendër e presionit të ulët atmosferik shoqëruar me mot të vranët dhe reshje shiu. Ndryshojnë kushtet meteorologjike në pjesën lindore dhe Gadishulli Iberik ku moti parashikohet i qëndrueshëm, i kthjellët e vranësira kalimtare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *