E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti për ditën e mërkurë, 24 qershor 2020

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e zhvillim të vranësirave.

Prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites në pjesën më të madhe të vendit parashikohen reshje shiu. Përkohësisht reshjet do të marrin formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare me shpejtësi 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë