E mërkurë, 16 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 48 minuta më parë
Vendi

Moti për ditën e mërkurë, 17 prill 2019!

Ilustrim · Vizion Plus

Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.

 

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore.

 

Ndërkohë mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 4°C, gjithashtu rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 22°C.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h gjatë paradites por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh