E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Moti për ditën e enjte, 11 prill 2019!

Deri në mesditë do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

 

Për pasojë, vranësira të dendura dhe reshje shiu do të dominojnë në veri dhe zonat qendrore.

 

Reklamë

Mbrëmja dhe orët e natës, paraqiten kryesisht me vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonat qendrore ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira do të ketë në ekstremin verior të Shqipërisë.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C në zonat malore deri 22°C në zonat e ulëta.

 

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë