E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti për ditën e mërkurë, 10 qershor 2020

Dita e mërkurë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare perëndimore dhe veriperëndimore e gradualisht reshjet do të shtrihen në zonën qëndrore dhe ato malore. Përgjatë Ultësirës Perëndimore në mesditë reshjet do të marrin karakter shtrëngatash dhe rrebeshësh afatshkurtra. Në mbrëmjë do të mbizotëroj mot i kthjellët.
Era do të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi 1-7m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton intensitet deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:
vendet malore 11°C deri në 25°C
vendet e ulëta 13°C deri në 28°C
vendet bregdetare 14°C deri në 27°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë