Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Vranësirat do të dominojnë pjesën më të madhe të ditës, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e kthjellimit.

Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet hera-herës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në orët e mesditës. Në majat e maleve në verilindje dhe lindje do te kemi prezencë të reshjeve të dobta të dëborës.

Në fushën termike, temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në ato të mesditës, nga 2 deri në 17 gradë Celcius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e në mbrëmje nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/s,  shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *