Dita e henë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqëndruara përgjatë relieveve malore. Reshej shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.

Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimiorë dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *