Sipas MeteoAlb: Edhe nesër mbetemi në ndikimin e vlerave të ulta barike dukë bërë që moti gjatë paradites të paraqitete me vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu, më të dukshme në veri dhe zonën e ulët.

 

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira në të gjithë shqipërinë. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 16°C.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Ballkanit, Europa Qendrore dhe Britania e Madhe mbeten me vranësira të dendura dhe shira, po ashtu në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta paraqiten Europa Lindore dhe Vendet Nordike.

 

Por mot i kthjellët dhe vranësirat e herë pas-herëshme do të dominojë Gadishullin Iberik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *