E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti për ditën e enjte, 4 qershor 2020

Dita do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, moti do të jetë me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Reshje shiu në orët e para të 24-orëshit me intesitet të ulët, ndërsa në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në orët e mesditës dhe kryesisht të pasdites kemi riaktivizim të reshjeve të shiut, përgjatë relieveve kodrinore malore, ku reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Breshër i izoluar në orët e mesditës.

Në mbrëmje reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek.

Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.5-0.8 metër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë