E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Moti për ditën e enjte, 27 shkurt 2020

Moti ditën e nesërme parashikohet kryesisht i kthjellët në Ultësirën Perëndimore dhe vijën bregdetare ndërsa në verilindje, lindje e juglindje mot kryesisht i vranët me intervale me diell.

 

Do të ketë reshje bore me intensitet të dobët në verilindje dhe mjegullinë lokale. Parashikohen ngrica në relievet malore për shkak të temperaturave në vlera negative.

 

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 2-10 m/sek, por herë pas here përgjatë vijës bregdetare përkohësisht deri 25 m/s gjatë ditës.

 

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë me lartësi vale 0.6-1.8 metra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë