E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Moti për ditën e enjte, 19 nëntor 2020

Ilustrim · Vizion Plus

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat prej orëve të mesditës vijnë në dendësim në të gjithë territorin.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, të cilat nisin prej orëve të mesditës në qarqet e jugut. Më pas reshjet me intensitet të ulët shtrihen në të gjithë territorin. Në jug gradualisht me intensitet mesatar. Në mbrëmje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e mjegullinë lokale në lugina. Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jug 10m/sek,pergjate vijes bregdetare ere me rrahje deri ne 15m/sek. Valëzimi parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh