E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti për ditën e enjte, 14 janar 2021

Gjatë ditës së enjte parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prej mesdite do të jenë të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët.

Në lartësinë mbi 400 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore në verilindje dhe juglindje me intensitet deri mesatar.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Zonat malore -6°C deri 6°C
Zonat e ulta -1°C deri 12°C
Bregdeti 1°C deri 13°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë