Sociale
Moti për ditën e diel, 22 mars 2020

Sipas meteoAlb, rënia e menjëhershme e vlerave barike do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë: deri në mesditë moti mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat lindore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




